Ministri Damka dhe Kryetari Jashari inauguruan fillimin e punimeve të fazës së dytë për Projektin “Ndërtimi i Qerdhës për Fëmijë” në Skenderaj

 

Ministri z.Damka dhe kryetari komunës së Skenderajt z.Bekim Jashari vizituan vendin ku inauguruan fillimin e punimeve të fazës së dytë për Projektin  e Qerdhës publike për Fëmijë në Skenderaj të bashkëfinancuar nga MZHR (në vlerë prej  80,000.00€).

 

Ky është viti i dytë që projekti “Ndërtimi i Qerdhës për Fëmijë” bashkfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (në vitin 2020 MZHR kishte ndarë 70,000.00€ ). Bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit të nënshkruar nga Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, ky financim nënkupton bashkëfinancimin e fazës së dytë dhe përfundimtare të këtij objekti i cili sipas planit dinamik përfundon brenda vitit 2021

 

Ministri Damka theksoi se ndihet i lumtur që si MZHR po kontribuojmë në vendin që i dha shumë Kosovës. “Jam i lumtur që jam prezent këtu, natyrisht si në të kaluarën, edhe në këtë projekt po edhe në të ardhmen  do të kontribuojmë për aq sa na lejojn mundësitի buxhetore edhe për faktin se ky qytet dha shumë për shoqërinë tonë, andaj jemi krenar që sado’pak arrijm të kontribuojm me kët projekt sepse gjithçka fillon me fëmijët”

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Bekim Jashari falënderoi ministrin Damka, i cili theksoi që projekti i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të ndërtohet komforë normave dhe standardeve si dhe do të shërbeje për fëmijët e Lagjës nr.2 të qytetit dhe jo vetëm, rrjedhimisht do të ndikojë indirekt në zhvillimin Socioekonomik të komunës.

Ministri në këtë ceremoni ishte i shoqëruar edhe nga zv.Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal z.Ylber Çitaku dhe përfaqësues të tjerë nga Ministra

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors