Ministri Damka priti në takim kryetaren e Komunës së Preshevës

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot më datë 22.02.2022 ka pritur në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për bashkëpunimin në mes të MZHR-së dhe Komunës së Preshevës, në veçanti për qytetarët e atij rajoni që jetojnë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutuan një mori temash dhe mundësive për bashkëpunim dhe përkrahje në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar. Ministri z.Damka u informuan nga Kryetarja znj.Sinani  mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, po ashtu Ministri z.Damka e njoftoi Kryetaren lidhur me proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Palët në takim u dakorduan që të ketë një koordinim dhe bashkëpunim   në të ardhmen për investime më konkrete  dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Në këtë takim mori pjesë  z.Enis Kervan – Deputet në Parlamentin e Kosovës.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors