Ministri Damka së bashku me Ministren Nagavci vizitojnë Ministrinë e Arsimit në Turqi

Ministri I Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë me ç ‘rast kanë realizuar disa takime dhe kanë marrë pjesë në disa aktivitete.

Ministri Damka dhe Ministrja Nagavci është pritur nga Ministri i  Arsimit të Republikës së Turqisë, z.Mahmut Özer.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar po ashtu, për raportet miqësore ndërmjet të dy vendeve, bashkëpunimin në fushën e arsimit në të gjitha nivelet, për lehtësirat për studentët tanë që studiojnë në Turqi, për projektet e kodimit, arsimin e të rriturve si dhe tema tjera me interes.

Njëkohësisht palët kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimin në fushën e arsimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors