Ministri Damka vizitoi Komunën e Deçanit

Më date 14.09.2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal realizoi vizitë zyrtare në komunën e Deçanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune z.Bashkim Ramosaj.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë për së afërmi fazën përfundimtare të punimeve të objektit të Trashëgimisë Kulturore- projekt ky i financuar nga Ministra e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me komunën e Deçanit.

Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjashme dhe të reja kapitale të ideuara nga Komunat, projekte këto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambienti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.

Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors