Ministri Damka vizitoi Komunën e Junikut

Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Fikrim Damka sot me datë 02.11.2022 realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu

Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit diskutimi dhe shkëmbimi i ideve për projekt të përbashkta në të ardhmen që kontribojnë në zhvillimin socio-ekonomik për komunën e Junikut.

Ministri z.Damka dhe kryetari komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu pas takimit vizituan vendin ku janë duke u zhvilluar punimet e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusave”, projket ky i bashkëfinancuar nga MZHR.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, theksoi që dikasteri që ai e drejton do të bashkëfinancojë edhe projekte tjera në këtë komunë, sikur që tha se "Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë projektet të cilat janë të kategorisë së investimeve kapitale. Kryetari i Komunës së Junikut falënderoi Ministrin Damka për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekti, si dhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me MZHR-në.

Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors