Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt

Sot më datë 21.05.2025 – Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë zyrtare në Komunën e Ferizajt, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Agim Aliu.

Ministri z.Damka gjatë vizitës u shoqërua nga Zëvendësministri z.Elldin Uglari, Drejtoresha e DShP-së znj. Arta Ahmeti Xhylani , Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku si dhe përfaqësues të tjerë nga MZHR.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe përkrahjen e projekteve propozimeve të zhvillimit rajonal dhe lokal, me theks të veçantë në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Pas takimit, delegacioni vizitoi vendin e projekt-propozimit në fshatin Varosh, ku është planifikuar “Krijimi i infrastrukturës turistike”. Gjatë vizitës në terren, Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Ferizajt, z. Balton Dërguti, e njoftoi ministrin më për së afërmi me projektin, objektivat dhe potencialin që ai ka për zhvillimin e turizmit rural dhe përfitimet për komunitetin lokal.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors