Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë

Sot më datë 20 maj 2025 – Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë.

Ministri u prit nga z. Esat Jusufi -Kryeshef i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë dhe z. Elvis Feka – Drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të infrastrukturës së stacionit, sfidat me të cilat përballet dhe nevojat për renovim dhe modernizim, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

Palët vlerësuan rëndësinë e këtij objekti për zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal, si dhe për lehtësimin e lëvizjes ndërurbane të qytetarëve dhe mallrave.

Ministri Damka theksoi përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për të mbështetur projekte të tilla me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës në nivel lokal.

Ministrin z. Damka gjatë vizitës e shoqëruan Zëvendësministri z. Elldin Uglari, Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së Dr. Besim Kamberaj, dhe Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors