Ministri Demiri priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it

Sot më 16 Mars 2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri priti në takim përfaqësuesit e GIZ të udhëhequr nga shefi i zhvillimit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë z. Daniel Alker.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët në fushat që lidhen me zhvillimin ekonomik rajonal të balancuar.

Gjatë takimit, palët diskutuan për projektet aktuale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe GIZ-it, me fokus në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në rajone të ndryshme të vendit. Ministri Demiri theksoi rëndësinë e partneritetit me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që GIZ-i ka ofruar për zhvillimin rajonal dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Nga ana tjeter, përfaqësuesit e GIZ-it shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me MZHR përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta që synojnë zhvillimin socio-ekonomik rajonal, krijimin e mundësive të reja për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në takim morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri, z.Daniel Alker – shef për zhvillim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Dr.Refike Sülçevsi – U.D. Sekretare e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.David Oberhuber – përfaqësues i GIZ, z.Edmond Gashi – bashkëpunëtor në projekte, si dhe këshilltarë nga kabineti i ministrit, drejtorë dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors