Ministri Demiri priti në takim zëvendësministrin e sapoemëruar Bashkim Krasniqi

Sot më date 09.03.2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Rasim Demiri, priti në takim zëvendësministrin e sapoemëruar në Ministrinë për Zhvillim Rajonal z.Bashkim Krasniqi.

Me këtë rast, Ministri z.Demiri e uroi z. Krasniqi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive dhe angazhimeve institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të Ministrisë për Zhvillim Rajonal, me fokus në realizimin e prioriteteve strategjike dhe avancimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e balancuar rajonal.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Valon Berisha

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors