Më 31.03.2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, realizoi një vizitë zyrtare në Komunën e Shtimes, ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Qemajl Aliu.
Gjatë këtij takimi, palët zhvilluan diskutime lidhur me projektet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Shtimes. Po ashtu, u diskutua edhe për mundësitë e financimit të projektit të ri – ndërtimin e Stacionit të Autobusëve.
Pas takimit, Ministri Demiri dhe Kryetari Aliu vazhduan vizitën në terren, ku panë nga afër punimet në Tregun e Gjelbër, i cili ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit dhe pritet së shpejti të vihet në shërbim të qytetarëve. Ky projekt është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Shtimes.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri z.Demiri, së bashku me Kryetarin z. Qemajl Aliu, Drejtorin e DPKZH-së z. Ylber Çitaku si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, realizuan homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak dhe pranë lapidarit të tre dëshmorëve në Petrovë, në nderim të sakrificës së tyre për liri.