Ministri e Zhvillimit Rajonal nga datë 21 – 24 Shtator ka pritur delegacionin e ekspertëve nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë nga Turqia

Ministria e Zhvillimit Rajonal  ka pritur në vizitë e delegacionin e ekspertëve nga Ministria e  Industrisë dhe Teknologjisë nga Turqia, vizitë e cila zgjati katër (4) ditë,  sipas planit dhe agjendës me  datë 21 Shtator delegacioni fillimisht është pritur nga Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka,  dhe më pas z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së filloi punëtorinë me prezantim  dhe njoftim për misionin dhe objektivat e MZHR-së. 

Dita e parë (1) e punëtorisë vazhdoi punimet nga përfaqësuesit e MZHR-së të cilët para eksperteve Turk bënë prezantime të detajuar që nga hartimi i dokumentacionit, thirrjet, mënyra e aplikimit, kriteret e vlerësimit deri tek implementimi i projekt propozimeve si dhe Strategjinë për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2020-2030, pastaj delegacioni turk ka prezantuar Srategjinë për Zhvillim Rajonal në Turqi si dhe planet rajonale, pastan në sesionin tjetër janë prezantuar IPA projektet në fushën e zhvillimit rajonal.

Në ditën e dytë (2) të punëtorisë me datë 22 Shtator, nga Delegacioni Turk u prezantua një pasqyrë e Agjencive të Zhvillimit në Turq si  Struktura, Operacionet dhe Legjislacioni i tyre, Mekanizmat Mbështetës të  Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe të Administratave Zhvillimore Rajonale, Monitorimi dhe Vlerësimit i  Zhvillimit, si dhe Projekti Kërkimor i Sistemeve të Vendbanimeve Urbane dhe Rurale në Turqi. Gjatë kësaj dite present ishte edhe Zv.Ministri i MZHR-së z.Agon Dobruna ku u takua edhe me delegacionin Turk.

Punëtoria në ditën e tretë (3) me datë 23 Shtator vazhdoi punimet dhe diskutimi rreth Agjensioneve për Zhvillim Rajonal në Turqi dhe Kosove, ku prezent ishte z.Cihan Dinçer – Koordinator i Zyrës Koordinuese të Programit të TIKA-së në Prishtinë si dhe përfaqësuesit e pesë (5) AZHR-ve në vend me ç ‘rast shkëmbyen përvoja dhe informacione të ndërsjella, në sesionin e pasditës u vizitua AZHR Qendër.

Në ditën e fundit të qëndrimit me datë 24 Shtator, MZHR se bashku me delegacionin vizituan komunën e Prizrenit, ku realizuan vizitë zyrtare në Drejtorin për Zhvillim dhe Turizëm si dhe vizituan projektet kapitale që mbështet MZHR në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Në fund të ditës sipas agjendës përfaqësuesit nga MZHR-së dhe Delegacionin e Eksperteve Turk u priten në takim në Prishtinë nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Çağrı Sakar, me të cilin biseduam për forcimin e fushave, si dhe  urat ndërlidhëse të  bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve në sistemin e  Zhvillimit Rajonal në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, shkëmbimet reciproke në fushën e zhvillimit socio –ekonomik rajonal në të ardhmen në programe të zhvillimit Rajonal

MZHR dhe Ministria e  Industrisë dhe Teknologjisë Turke, u zotuan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, ku në një të ardhme të afërt këtë do ta konkretizojnë me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me interes të zhvillimit rajonal.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors