Ministri Fikrim Damka priti në Takim Ambasadoren Nancy Soderberg, Drejtore e NDI në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 30.09.2021 priti në takim Ambasadoren znj.Nancy Soderberg, Drejtore e NDI në Kosovë. Gjatë takimit të përbashkët u diskutuara programet- seminare për të rinjtë, gratë dhe komunitetet jo-shumicë, si dhe programet lidhje me mediat sociale, sigurinë kibernetike dhe sondazhet e opinionit e të rinjve.

Ambasadorja znj.Nancy Soderberg, Drejtore e NDI në Kosovë në takim deklaroi se janë të hapur për bashkëpunim dhe dëshiron të punojnë në projekte të përbashkëta, po ashtu drejtoresha e NDI tërhoqi vëmendjen në nevojën e studimeve të ndryshme si dhe për politikanët e rinj të jenë pjesë në programet dhe seminareve.

Ministri z.Damka falënderoi për vizitën dhe mbështetjen Ambasadoren znj.Soderberg – Drejtore e NDI-së, po ashtu theksoi që bashkëpunimi në të ardhmen në realizimin e projekteve të përbashkëta do të jetë  me prioritet.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors