Ministri i MZHR-së z.Damka dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Latifi inauguruan fillimin e punimeve për Projektin “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”

Më datë 26.08.2024, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në fillimin e punimeve për Projektin Projektin “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”

Ministri z.Damka dhe kryetari komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi vizituan vendin ku inauguruan fillimin e punimeve fillimin e punimeve për Projektin “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit” të bashkëfinancuar nga MZHR dhe komuna e Rahovecit në shumën prej 320,117.00 euro dhe është projekt dy vjeçar.

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, theksoi që MZHR do të mbetet e fokusuar në mbështetjen e projekteve kapitale që kanë synim zhvillimin socio—ekonomik rajonal në vend.

Kryetari i Komunës së Rahovecit falënderoi MZHR, i cili theksoi që projekti i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të ndërtohet komform normave dhe standardeve dhe rrjedhimisht do të ndikojë indirekt në zhvillimin socioekonomik të komunës.

Ministri në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga z. Ylber Çitaku– U.D Drejtor i DZHR-së dhe bashkëpuntorët tjerë nga MZHR.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors