Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka priti në takim Kordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-së në Prishtinë znj. Fulya Aslan

Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka, me datë 24.01.2024 së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të MZHR-së z. Kamberaj, priti në takim Kordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-së në Prishtinë znj. Fulya Aslan

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-së në Prishtinë.

Ministri Damka vlerësoi lartë Memoramundimin e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet MZHR-së dhe TIKA-së, si dhe shprehi gatishmërinë e tij që kontribuoi në vazhdimin e kësaj fryme të mirë të bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që lidhen në fushën e zhvillimit rajonal.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors