Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka vizitoi Komunën e Dragashit

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z.Fikrim Damka sot me datë 04 Shkurt 2022 realizoi vizitë zyrtare në komunën e Dragashit ku u prit nga kryetari i kësaj komune z.Bexhet Xheladini.

Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Dragashit si dhe u bisedua për Projekt Propozime që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

Ministri z.Fikrim Damka informoi Kryetarin z. Xheladini që MZHR përmes Skemën e Garanteve – PZHR, me projekte kapitale përkrah komunat në zhvillimin rajonal të balancuar.

Ministri z.Damka dhe kryetari z. Xheladini shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Dragashit në të ardhmen për programet që lanson MZHR.

Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kamberaj– zv.Sekretar i Përgjithshëm, z.Ercan Şilik– Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku– zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors