Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka vizitoi Komunën e Hanit të Elezit

Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Fikrim Damka sot me datë 02.02.2022 realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Hanit të Elezit z.Mehmet Ballazhi.

Temë e takimit ishte informimi dhe bisedimi për projekt propozimet që kanë për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal që janë të qëndrueshme dhe promovojnë zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar.

Në këtë takim Kryetari i Komunës z. Ballazhi si dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan për Skemën e Garantëve -Programi i Zhvillimit Rajonal, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që Komuna e tyre të aplikojnë me projekte – propozime konkrete kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi, falënderoi Ministrin z. Damka për vizitën në Komunën e Hanit të Elezit , si dhe mundësin e bashkëpunimit në të ardhëm me MZHR-në.

Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, z.Yildiray Bayram- Shef i Kabinetit, z. Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors