Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka së bashkë me Ministrin e MAPL-së dhe Kryetarin e Mamushës përuruan projektin në komunën e Mamushës

Sot më datë 26.06.2023 Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka së bashkë me Ministrin e MAPL-së z. Elbert Krasniqi, Kryetarin e e komunës së Mamushës z. Abdülhadi Krasniç dhe shoqatat e bujqëve dhe fërmerëvë përuruan projektin “Mbështetja e Zhvillimit të Hovshëm të Prodhimeve Bujqësore në Komunën e Mamushës nëpërmjet sigurimit të infrastrukturës elektrike në zonën e serave", ky projekt është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Mamushës në kuadër të programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022.

Ky projekt përfshinë shtrirjen e rrjetit në gjatësi prej 13.5 km të rrjetit të energjisë dhe vendosjen e 8 transformatorëve për zgjerim dhe rritje të kapaciteteve energjetike për të mundësuar bujqëve që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë më të lehtë.

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka në fjalën e tij theksoj se është i lumtur që merr pjesë në një projekt të tillë për fermerët e komunës së Mamushës për një zhvillim socio-ekonomik rajonal më të mirë. Ministri gjithashtu theksoi se MZHR do të vazhdoj të përkrah projektetë cilat ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors