Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Ömer Bolat

Me datë 31 Tetor 2024 në kuadër të vizitës zyrtare Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zhvilloi një takim me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Ömer Bolat. Në takim morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm dhe Sekretari i Odës Tregtare Kosovë-Turqi.

Forumi për Investime dhe Biznes në Ballkan, i mbajtur në Edirne, ofroi një platformë të rëndësishme për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit në rajon.

Në këtë takim të frytshëm në nivel ministrash, u diskutuan zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik dhe realizimi i projekteve të përbashkëta. Ky takim, që premton bashkëpunime të ardhshme, synon të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë edhe në fushën ekonomike.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors