Ministri i Zhvillimit Rajonal ka pritur sot në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë z. Matti Nissinen

Ministri z.Fikrim Damka në takim me Ambasadorin z.Nissinen, vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, të cilat janë treguesi më i mirë i vullnetit politik për një partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme për proceset të cilat janë me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Finlandën.

Z.Damka dhe z. Nissinen, gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Nga ana tjetër Ambasadori z.Nissinen ka falënderuar Ministrin z.Damka për bashkëpunimin e ofruar dhe njëherit ka shprehur gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit shumëdimensional mes të dyja vendeve.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors