Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Damka vizitoi komunën e Klinës

Më datë 21.09.2023, Ministri i Ministrisë për Zhvillimit Rajonal vizitoi komunën e Klinës ku u prit nga kryetari i kësaj komune z.Zenun Elezaj me bashkëpunëtorë.

Takimi ishte me karakter pune, fillimisht kryetari z.Elezaj e falenderoj Ministrin z.Damka për vizitën, me pastaj foli për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Klinës me theks të veçant punët që po bëhen në projekte të caktuara, vështërsit me të cilat po përballen me pasuritë, potencialin dhe munësitë që ka Komuna e Klinës.

Ministri i MZHR-së z.Damka, kryetarin Elezaj dhe bashkëunëtorët e ti i njoftoj në pika të shkurta me të arriturat e deritanishme dhe synimet e Ministrisë që ai drejton, në veçanti për Programin për Zhvillim Rajonal, ku specifikisht shfaqi gatishmërinë për të përkrahur Komunat e vogla me projekt propozimet e tyre, projekte të cilat përkojn me synimet dhe kriteret e thirrjes e që kan impakt të drejpërdrejt në zhvillimin socioekonomik rajonal.

Ministri Damka shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kaberaj, Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, dhe Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors