Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka gjate vizites zyrtare ne Turqi së bashku me Odën Ekonomike të Turqisë së Kosovës KTTO dhe shoqaten ESNAF mori pjesë në “Udhëtim Biznesi në Denizli” 3 ditor

Në ditën e parë të udhëtimit, së bashku me Odën Ekonomike të Turqisë së Kosovës KTTO, u vizituan në zyrat e Guvernatorit të Denizlit, Ömer Faruk Çoşkun dhe Kryetari i Komunës të Denizlit, Osman Zolan.

Më pas së bashku me Kryetarin e Fondacionit EkoAvrasya, Hikmet Eren dhe Kryetarin e Shoqatës së Industrise dhe Biznesmenëve të Eurasia AYSİAD Mahmut Çatlık vizituan Odën e Tregtisë së Denizlit dhe patën takime dypalëshe me njerëz të biznesit.
Në ditën e dytë të programit, delegacioni mori pjesë në takimin “Kosova Business Forum” të organizuar nga Oda e Industrisë së Denizlit dhe mëpas se bashku me delegacionin u vizitua nje fabrikë.

Në program, në të cilin u diskutua dhe u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, mblodhi në takim shumë njerëz të botës së biznesit.

Në fjalimet u theksua se përveç lidhjeve të shumta historike, kulturore, familjare dhe politike që lidhin Kosovën dhe Turqine, ka vullnet edhe për zhvillimin e lidhjeve ekonomike. Ne këtë drejtim, u diskutuan hapat që do të ndërmerren për bashkëpunimin e mundshëm si dhe zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ditën e fundit, programi përfundoi me një shetitje të qytetit si dhe një vizitë në komunën Sarayköy.​

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors