Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, ka zhvilluar një takim me Zëvendësministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Prof. Dr. Ahmet Yozgatlıgil së Republikës së Turqisë.

Ministri Damka sot më datë 16.05.2024, ka zhvilluar takim në Ministrinë e Industrisë dhe Tekonologjisë së Republikës së Turqisë në Ankara ku ishte i shoqeruar nga Kryetar i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Turqi Deputeti Enis Kervan.

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë miqësore, u diskutua për hapat që do të ndërmerren në fushën e tregtisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. U theksua se tregtia mes dy vendeve është rritur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për tregtinë e lirë, si dhe hartimi i një udhërrëfyesi që duhet ndjekur për të rritur eksportet e Kosovës në Turqi, gjë që do të ishte me përfitim të ndërsjellë.

Temat kryesore të takimit ishin:

· Marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve,

· Zhvillimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke përfshirë trajnime, seminare, projekte të përbashkëta, teknoparkë dhe inovacione shkencore-teknologjike. Ministria e Industrisë është e gatshme të mbështesë,

· Zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes,

· Rritja e mbështetjes në fushën e edukimit për lëndë të tilla si kodimi robotik dhe inteligjenca artificiale,

· Transferimi i përvojave të Ministrisë së Industrisë lidhur me zhvillimin rajonal në Kosovë, Sjellja e studentëve nga Kosova në Techno Fest.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors