Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mbajti takim me kryesuesin e bordit federal të organizatës ASB dhe përfaqësuesin e këshillit të qytetit në Hamburgut të Gjermanisë

Sot më datë 13.07.2023 në kuadër të vizitës në Gjermani Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka realizoj takim me kryesuesin e bordrdit federal të organizatës ASB dhe përfaqësuesin e këshillit të qytetit në Hamburg të Gjermanisë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit që MZHR ka me organizatën ASB për të shiquar mundësit e bashkëpunimit në programe të përbashkëta në funksion të zhvillimit socio-ekonomik rajonal. Gjatë takimeve të sotme z.Damka së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe këshilltarin e ministrit z.Ercan Silik takuan z.Knut Fleckenstein, kryesuesin e bodrit federal të organizatës ASB në Gjermani si dhe Dr. Steve Tode, përfaqësues i këshillit të qytetit deputet i qytetit Hamburg të Gjermanisë ku u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së bashkëpunimit, pjesë e këtij takimi ishte edhe përfaqësuesja e konsulatës së Kosovës në Hamburg, z.Carsten Stork, udhëheqës i departamentit për ndihmën e jashtme të ASB-së si dhe përfaqësuesja e ASB-së në Kosovë znj.Dafina Hoxha. MZHR gjatë këtij takimi prezantoj programet aktuale të cilat në të ardhmen mund të gjejnë modalitete të bashkëpunimit me ASB.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors