Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka merr pjesë në ceremoninë festive të 25 vjetorit të Caritas Zviceran në Kosovë.

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, më datë 19.09.2024 mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Caritas Zviceran, e cila shënoi 25 vjetorin e pranisë së tij në vendin tonë.

Ministri z. Damka në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, falënderoi drejtorin e përgjithshëm të Caritas Zviceran z, Peter Lack, zv.Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Christoph Fuchs, si dhe të gjithë të pranishmit ku theksoi se bashkëpunimi me Caritas Zviceran është një shembull i shkëlqyer i asaj se si partneritetet midis qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare mund të kenë një ndikim të thellë dhe afatgjatë për zhvillimin rajonal.

Ministri Damka shprehu angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin me organizata si Caritas Zviceran, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe harmonizimit të përpjekjeve për të siguruar zhvillim socio- ekonomik rajonal të barabartë në të gjithë rajonet e Kosovës.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ndër projektet më të rëndësishme të realizuara në bashkëpunim me Caritas Zvicerian janë Projekti YENI dhe Projekti MARDI.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors