Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Teknoparkut Ndërkombëtar.

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka sot me date 30.04.2024 mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Teknoparkut Ndërkombëtar të nënshkruar ndërmjet Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë – UBT dhe Universitetit Trakya.

Ministri theksoi se përfitimet që do të arrihen si në aspektin akademik ashtu edhe në atë ekonomik me këtë marrëveshje mes dy vendeve në fushën e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit janë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe rajonin duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Në ceremoni, Rektori i Universitetit Trakya Prof.Dr. Erhan Tabakoğlu u nderua me titullin “Honor Degree” për kontributin e tij për vendin tonë.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors