Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në Forumin e Biznesit në Mal të Zi

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA, me datë 01.07.2021 mori pjesë në Forumin  Biznesit 2-ditor në Podgoricë, të organizuar nga  Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi , Shoqata e Forumit e  Biznesit Ulqin si dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF- Prizren.

Ministri z.Fikrim DAMKA, në fjalimin e tij theksoi që bashkëpunimi ekonomik midis vendeve të Ballkanit duhet të  jetë në nivel më të lartë sidomos në  sektorët dhe bizneset që po punojnë në adaptimin e procesit te dixhitalizimit të kompanive dhe produkteve të eksportueshme.

Duke dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mes  Kosovës  dhe Malit të Zi, Ministri z.DAMKA përfundoi fjalimin e tij duke uruar dhe falënderuar për organizimin z.Nazif CUNGU – President i Forumit të Biznesit Ulqinit edhe z.Varis XHEJLANI – Presidenti i Shoqatës së Tregtarëve, Biznesmenëve dhe Tregtarëve “ESNAF“.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors