Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, në kuadër të vizitave të tij zyrtare në Ankara, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan dhe me Ministrin e Rinisë dhe Sportit së Republikës së Turqisë z. Osman Aşkın Bak.

Gjatë takimeve, të cillët u zhvilluan në Ankara të Turqisë Ministri Damka theksoi nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, gjithashtu u shpreh se bashkëpunimi me Turqinë ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe krijon bazë për bashkëpunime në shumë fusha me rëndësi.

Ministri Damka po ashtu u takua edhe z.Serdar Çamin, zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy shteteve në fusha të ndryshme, veçmas në kulturë e turizëm.

Ministri Damka  i falënderoi ministrat  edhe zëvendësministrin për mikëpritje si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës në shumë fusha, para si dhe nga procesi i pavarësimit e këndej, duke vënë theksin sidomos te ndihma që i jepet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors