Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, përuron Qendrën e Trashëgimisë Kulturore dhe inauguron projektin “Zhvillimi i turizmit në Komunën e Deçanit – Produktet turistike në fshatin alpin bjeshkatare”

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, sot më datë 15.10.2024 së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj përuruar projektin e përbashkët ’’ Qendrën e Trashëgimisë Kulturore” në Deçan.

Kjo qendër është një hapësirë e re që do të shërbejë për ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, duke ofruar mundësi për ekspozita, seminare dhe aktivitete edukative për të gjitha grup – moshat e komunës së Deçanit.

Gjatë vizitës në Deçan, Ministri z.Damka bashku me Kryetarin z.Ramosaj gjithashtu inauguroi projektin  “Zhvillimi i Turizmit në Komunën e Deçanit – Produktet Turistike në Fshatin Alpin Bjeshkatar”,  projekt i bashkë financuar nga MZHR dhe komuna e Deçanit  i synon të zhvillojë potencialin turistik të kësaj zone malore, duke tërhequr vizitorë dhe duke promovuar bukuritë natyrore dhe traditat lokale.

Ministri Damka theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale, si dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar mbështetjen për nisma që përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të të gjitha rajoneve të Kosovës.

Ministri gjatë vizitës në komunën e Deçanit u shoqërua nga Dr.Besim Kamberaj- Sekretar i Përgjithshëm i  MZHR-së, z. Ylber Çitaku– U.D Drejtor i DZHR-së si dhe bashkëpunëtorët tjerë nga MZHR.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors