Ministri I Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, së bashku me Ministren e Industrisë, Inovacionit dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari, gjatë vizitave në Ankara, vizituan Kryetarin e Bordit të Drejtorëve Gürsel Baran dhe anëtarët e Odës së Tregtisë së Ankarasë (ATO).

Së bashku me delegacionin nga Kosova, në takim morën pjesë Zafer Işık, Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Turqi, deputeti i AK Partisë së Bursës, Refik Özen si dhe biznesmeni Hıvzi Kuruşa.

Kryetari i Bordit të ATO-s Gürsel Baran dha informacione për Odën e Tregtisë së Ankarasë, komunitetin e biznesit si dhe aktivitetet më të fundit të ATO-s.

Ministri, z.Damka në fjalimin e tij, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe bizneseve të Ankarasë dhe se duhet të merren parasysh përparimet që mund të bëhen veçanërisht në industrinë e minierave dhe të mbrojtjes.

Edhe ministrja, znj. Rozeta Hajdari në fjalimin e saj, dha informacione për bashkëpunimin, investimet si dhe për gjendjen komerciale në Kosovës.

Takimi përfundoi me fjalime për vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe përpjekjet për rritjen e vëllimit tregtar të dy vendeve si dhe për investimet.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors