Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka takoi Kryetarin e TIKA-s, z. Serkan Kayalar.

Më datë 18.10.2024, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, zhvilloi një takim me Kryetarin e TİKA-s, z. Serkan Kayalar.

Gjatë këtij takimi, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Kosovës, duke u fokusuar veçanërisht në fushat e zhvillimit rajonal. Në qendër të bisedimeve ishin projektet ekzistuese dhe të reja të TİKA-s në Kosovë, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, edukimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Të dy palët theksuan rëndësinë e rritjes së mbështetjes dhe përshpejtimit të projekteve, duke nënvizuar se këto përpjekje do të kontribuojnë në zhvillimin afatgjatë të Kosovës dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të partneritetit strategjik mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe TİKA-s, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors