Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka u prit në takim nga z. Gerhard Schaumberger – Drejtor i Caritasit Zviceran në Kosovë

Sot më datë 03.11.2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka realizoi takim me  z. Gerhard Schaumberger – Drejtor i Caritasit Zviceran në Kosovë lidhur me implementimin e marrëveshjes së përbashkët në mes të MZHR-së dhe CARITAS.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve për inicimin e implementimit të marrëveshjes së përbashkët në mes të MZHR-së dhe CARITAS  si dhe koordinimi i aktiviteteve dhe aspekteve te vizibilitetit  në funksion të projekteve që do të implementohen në kuadër të kësaj marrëveshje. Gjithashtu në takim u diskutuan mundësitë e reja të inicimit të bashkëpunimit sa i përket projekteve rajonale  me impakt turistik duke të cilat përfaqësojnë  interesin publik dhe interesat e përbashkët në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve dhe politikave që synojnë rritjen e zhvillimit të balancuar rajonal.

Në takim morën pjese: z.Fikrim Damka – Ministër i MZHR-së, z.Besim Kamberaj-zv.Sekretar i përgjithshëm, znj. Vjendita Avdiu Musliu – DPASER, z. Kreshnik Basha –Zëvendës drejtor / Program Menaxher për Kosovë si dhe përfaqësues nga kabineti i  MZHR-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors