Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, u takua me shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark

Ministri Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, më datë 10.11.2021 realizoi takim me shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale dhe përkrahja e shoqatave, e veçanërisht përkrahja e grave sipërmarrëse duke e pas parasysh prioritet barazinë gjinore.

Për numrin e vogël të grave në tregun e punës të Kosoves (14%), Ministri Damka theksoi se veçanërisht ligji në përgatitje e sipër për zhvillimin rajonal do të përcaktojë programin kombëtar të zhvillimit rajonal.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për rolin e gruas në zhvillim dhe se çfarë duhet bërë për të marrë një rol aktiv në prodhim dhe në tregun e punës, duke pasur parasysh përqindjen e ulët të grave aktive në fuqinë punëtore. U diskutua për punën që mund të bëhet për gratë dhe komunitetet jo – shumicë në sektorin privat dhe institucionet publike si dhe çështjet që duhet të mbështeten.

Shefi i EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, falënderoi për mikpritjen dhe shkëmbim të informacioneve dhe deklaroi se janë të gatshëm që të i ofrojnë mbështetje kësaj ministrie.

 

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors