Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka u takua me zv. Kryeministrin dhe Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punëve Publike në Republikën e Bullgarisë z. Grozdan Karadjov

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka sot më datë 01 Mars 2022,  realizoi  vizitë zyrtare në Sofia, ku u takua me u takua Zv. Kryeministrin dhe Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punëve Publike në Republikën e Bullgarisë z. Grozdan Karadjov.

Qëllimi  i takimit  ishte zgjerimi i  bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal, shkëmbimin e përvojave  si dhe përgatitjen e programeve për qasje në fondet e BE-së me theks të veçantë programet transnacionale.

Ministri z.Damka falënderoi zv. Kryeministrin dhe Ministrin e ZHRPP z.Karadjov për mirëpritjen, ku theksoi që arsyeja e vizitës së sotme përveç bashkëpunimit ku kishte një dakordim për një memorandum të bashkëpunimit  në një të ardhme të afërt i cili do të nënshkruhet në mes Republikës  së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë në fushën e Zhvillimit Rajonal është edhe mundësia e pjesëmarrjes së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë në Konferencën për Zhvillim Rajonal e cila organizohet nga MZHR në Prishtinë në datat 24-25.03.2022. 

Zv. Kryeministrin dhe Ministri për ZHRPP në Republikën e Bullgarisë z. Grozdan Karadjov po ashtu falënderoi homologun z.Fikrim Damka i cili shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avancimit të zhvillimit socio-ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë.

Takimi  vazhdoi me bashkëbisedimi  në mes dy shteteve me diskutimin dhe  shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal, shkëmbimi i përvojave për programet transnacionale në kuadër të bashkëpunimit territorial të BE-së, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ministri z.Damka ishte i shoqëruar nga Ambasadori z.Delfin Pllana, zv.Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, znj.Arta Maloku-Udhëheqëse e DKP-së, z.Ercan Silic-Këshilltar Politik dhe z.Mustafë Avdiu- zv.Ambadador.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors