Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Podujevës

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka se bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj, sot me datë 15.09.2021 kanë vizituar komunën e Podujevës ku janë pritur nga kryetari z. Shpejtim Bulliqi.

Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin për projektin “Ndërtimi i Urave – Fshati Bajqinë, fshati Gllamnik dhe fshati Sfeqël”. Projekt ky i bashkë-financuar nga MZHR në komunën e Podujevës në vlerë prej 60,000.00 €. Po ashtu  diskutuam për realizimin e  projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Ministri z.Damka u zotua se do të mbështes këtë komunë edhe në të ardhmen me projekte kapitale dhe projekte që janë jetik për bizneset llapjanë, funksionalizimin e plotë dhe riorganizimin që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillim socio-ekonomik  rajonal të balancuar në vend. Kryetari i Komunës së  Podujevës z. Shpejtim Bulliqi falënderoi ministrin z.Damka për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që MZHR po jep nivelit lokal.

Ministri z.Damka dhe kryetari z. Shpejtim Bulliqi pas takimit vizituan vendin ku po vazhdojnë punimet të këtij projekti të financuara nga MZHR dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Podujevës.

Ministri z.Damka vizitën në komunën e Podujevës e realizoi  me z.Besim Kamberaj –zv.Sekretar  i Përgjithshëm si dhe përfaqësues nga kabineti dhe stafi civil i MZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors