Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Prizrenit

Sot me datë 13 Prill 2021, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Prizrenit, komunë përfitues në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri Damka dhe kryetari komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka i vlerësuan lartë projektet e përbashkëta:

• Vend – Pritjet (stacione) shumë funksional
• Pumptruck'i (shteg biçiklist) siguron një atraksion të rëndësishëm të Turizmit Kulturor

Projektet të   financuara nga MZH dhe të bashkë – financuara nga Komuna Prizrenit.

Ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal i vlerësoi  projektet si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit lokal, zhvillim të turizmit, krijim të kushteve më të favorshme për argëtim dhe zhvillim të sportit, si dhe kushte me të mira për qytetarët e komunës.

Kryetari komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektet me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

 Ministri z.Damka vizitën  në komunën e fjalë e  realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i përgjithshëm i MZHR-së si dhe përfaqësues nga kabineti dhe stafi civil i MZHR-së.

 

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors