Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Rasim Demiri realizoj vizitën zyrtare në Shqiperi

Ministri ishte i shoqëruar U.D. Sekretari i Përgjithshëm Besim Kamberaj nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini dhe konsulli z. Mustaf Avdiu, ku vizituan tri ministri sektorialë që ndërlidhen me politikat e zhvillimit rajonal.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me politikat e zhvillimit rajonal në Shqipëri, nismat rajonale, realizimi i programeve të përbashkëta si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave:

Vizita filloi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ku delegacionin nga Kosova e priti Zv.Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli me bashkëpunëtorët e tij.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe vizita në Ministrinë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku delegacionin nga Kosova e priti Ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi me bashkëpunëtorët e tij.

Takimi i tretë i realizua në objektin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ku delegacionin nga Kosova e priti Zv.Ministrja e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme znj. Kleopatra Maliqi me bashkëpunëtorët e saj.

Ministri gjithashtu vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors