Në këtë takim, u diskutuan aktivitetet që realizohen nga dy palët në kontekst të zhvillimit ekonomik, korniza ligjore dhe institucionale për zhvillim socio – ekonomik rajonal, shqyrtimi i mundësive të përbashkëta për bashkëpunim, si dhe për përkrahjen e MZHR-së gjatë procesit të definimit të orientimeve strategjike dhe implementimit të tyre.
Ministri Demiri dhe z. Marwitz, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, fillimisht duke pritur në vizitë në Kosovë z. Marwitz të shoqëruar me një delegacion shtetëror që merret me çështje ekonomike dhe rajonale.
