Ministri Kervan dhe Kryetari Jashari inauguruan fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes publike në Skenderaj

Ministri Kervan dhe kryetari komunës së Skenderaj z.Bekim Jashari vizituan vendin ku inaugurua fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike në Skenderaj të financuara nga MZHR (në vlerë prej 70,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Skenderajt.

Ministri Kervan theksoi se ndihet i lumtur që në kuadër të MZHR po kontribuojnë në vendin që i dha shumë Kosovës. “Jam i lumtur që jam prezent këtu. Natyrisht që si në të kaluarën, edhe në këtë projekt që do të kontribojmë. Ju shumë keni dhënë si shoqëri, për ndërtimin e shtetit tonë, me krenari jemi këtu për të kontribuar, sepse gjithçka fillon me fëmijët”

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Bekim Jashari falënderoi ministrin Kervan, i cili theksoi që projekti i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të ndërtohet komforë normave dhe standardeve si dhe do të shërbeje për fëmijët e zonave rurale dhe do të ndikojë indirekt në zhvillimin ekonomik të komunës.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors