Ministri Kervan merr pjesë në Konferencën shkencore për Gjuhën dhe Shkencat Sociale

Qëllimi i konferencës ishte të kontribuojë në zhvillimin shkencor që ndërlidhet me gjuhën dhe shkencat sociale parmes  diskutimit të studimeve të studiuesve të kësaj lamie. Në këtë aktivitet u realizuan një numër i madh  i prezantimeve kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë eksperiencën  dhe njohuritë .

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan më këtë rast iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë rasti ku theksoi që Universiteti i Gjakovës dhe profesorët në përgjithësi po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në 20 shtete të botës, shumica prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Konferencën shkencore për Gjuhën dhe Shkencat Sociale ishte e Xl-të me radhë e nivelit akademik ndërkombëtare që pati për qëllim ekspozimin e kërkimeve ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore, duke përfshirë organizata ndërkombëtare nga pjesë të ndryshme të botës.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors