MZHR dhe BERZH, përmes kësaj letre përcaktuan edhe fushat e bashkëpunimit, të cilat do të konkretizohen në ditët në vijim përmes përgatitjes së planeve konkrete të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për të mirën e NMVM-ve në Kosovë. Në fund, të dyja palët u dakorduan të realizojnë takime të rregullta gjashtë (6) mujore, për monitorimin e realizimit të detyrave të parapara në letrën e bashkëpunimit.


