Ministri Kervan takon Ambasadorin Minxhozi

Realizimi i këtij takimi, u bë në vazhdën e përpjekjeve të dy institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të zhvillimit rajonal ndërmjet dy vendeve. Ministri Kervan njoftojë Ambasadorin për aktivitetet që është duke i realizuar MZHR dhe ato të cilat janë në plan të realizimit dhe të cilat hynë në kuadrin e bashkëpunimit rajonal me shtetet fqinjë. Ministri Kervan, paraqitu vullnetin dhe interesimin që konkretizimin e bashkëpunimit me shtetet fqinjë, ta fillojë së pari me Republikën e Shqipërisë e pastaj edhe me shtetet tjera.

Ambasadori Minxhozi, i ofrojë Ministrit Kervan vullnetin dhe përkushtimin për bashkëpunim, duke u përpjekur që të krijojë lidhje për MZHR-në me institucione përkatëse që merren me zhvillimin rajonal në Republikën e Shqipërisë, si dhe duke u zotuar se në një afat optimal të fillohet me realizimin e aktivitete të përbashkëta dhe të cilat do të jen të dobishme në aspekt të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

Ministri Kervan dhe Ambasadori Minxhozi, u zotuan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, ku në një të ardhme të afërt këtë do ta konkretizojnë me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me interes të zhvillimit rajonal.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors