Ministri Kervan vizitoi Komunën e Junikut

Ministri Kervan dhe kryetari komunës së Junikut zAgron Kuçi vizituan vendin ku po vazhdojnë punimet të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 65,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Junikut. Ky projekt në vitin 2018 gjithashtu u financua nga MZHR.

Ministri Kervan theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal e vlerësoi këtë projekt si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit lokal. Komuna e Junikut ka resurse të mëdha natyrore dhe pa dyshim prioritet është zhvillimi i turizmit malore-bjeshkatarë dhe krijimi i kushteve për zhvillim të turizmit, me finalizimin e shtëpisë bjeshkatare –alpine do të krijohen kushte më të favorshme për vizitorët dhe shoqatat bjeshkatare që organizojë trajnime për udhërrëfyesit e ri malorë.

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi falënderoi ministrin Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga MZHR, i cili theksoi që me finalizimin e projektit do të krijohen kushte dhe sigurim i akomodimit malorë për vizitorët që vijnë të vizitojnë Bjeshkët e Junikut.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors