Ministri Kervan viziton komunën e Gjilanit

Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin për projektin “Ndërtimi i tregut dhe parkut në Zhegër”. Projekt ky i bashkëfinancuar nga MZHR në komunën e Gjilanit në vlerë prej 60,000.00 €.

Ministri z.Kervan u zotua se do të mbështes këtë komunë edhe në të ardhmen me projekte kapitale që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillim rajonal të balancuar. Gjithashtut u diskutua për situatën dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID 19.

Kryetari i Komunës Gjilanit z.Lutfi Haziri falënderoi ministrin z.Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që MZHR po jep nivelit lokal.

Në takim ishin prezent z.Arbër Ismajli – Nënkryetar i komunës së Gjilanit, z.Kadir Huseyin – Nënkryetar për komunitete në këtë komunë, si dhe përfaqësues nga kabineti dhe stafi civil i MZHR-së.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors