Ministri Rasim Demiri dhe Zëvendësministrja Magbule Shkodra pritën në takim një Grup të studentëve të Universitetit të Venedikut dhe Vjenës

Ministri Demiri prezantoj para studentëve të drejtat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, përkatësisht të komunitetit boshnjak, si dhe përfaqësimin institucional në nivelin lokal dhe qendror.

Ndërsa, Zëvendësministrja Shkodra, prezantoj para studentëve mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në kontekst të përkrahjes së zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, si dhe për resurset ekonomike që ka vendi jonë.

Ministri Demiri dhe Zëvendësministrja Shkodra, Ju përgjigjen pyetjeve dhe interesimeve të studentëve lidhur me rregullimin ligjor dhe kushtetues të drejtave të komuniteteve sa i përket respektimit të gjuhëve, arsimit, punësimit, etj.

Ministri Demiri dhe Zëvendësministrja Shkodra, uruan studentët që vizita në Republikën e Kosovës të Ju shërbejë për avancimin profesional dhe akademik, si dhe Ju ofruan përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë në të ardhmen.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors