Ministri Rasim Demiri në debatin e Medija center në Qagllavicë: Të gjitha regjioneve do tu shpërndajmë mjete të barabarta

Parakusht për zhvillimin ekonomik është zgjidhja e problemeve të infrastrukturës, u theksua në këtë debat, mbajtur në Media Center në Qagllavica.

Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri tha se ministria e kryesuar nga ai, po përpiqet të fondet e ndara në mënyrë të barabartë në të gjitha regjionet, duke shtuar se 2 milion euro janë ndarë për projekte infrastrukturore, ndërsa për grante janë të siguruara një milion e gjysmë.

“Sigurisht që do të jetë i kyçur edhe veriu, pjesa veriore e Mitrovicës, Zubin Potoku, Zveçani, të gjitha komunat që janë në veri, nëse kanë aplikuar për këtë, sepse nuk kemi një fond të posaçëm për komunitetet joshumicë. Ne do të jemi shembull për ministritë e tjera kur është në pyetje çështja e shpërndarjes së fondeve, ne do të sigurojmë rreptësisht që të gjitha rajonet në Kosovë të jenë të përfaqësuara, si dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në të,”, tha Demiri. ​

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors