Ministri z.Damka dhe Kryetari z. Aliu inauguruan Projektin “ Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj” në Komunën e Shtimes

Më datë 11 Tetor 2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përuroi Projektin “Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj” në komunën e Shtimes.

Ministri z.Fikrim Damka dhe kryetari i komunës së Shtimes z. Qemajl Aliu përuruan përfundimin e punimeve të projektit “ Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj”, projekt ky i financuar nga MZHR dhe i bashkëfinancuar nga komuna e Shtimes.

Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjashme dhe të reja kapitale të ideuara nga Komunat, projekte këto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambienti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.

Ministri z.Damka gjatë inaugurimit u shoqërua nga z.Ylber Çitaku – zv.Drejtor i DZHR, MZHR-së, z. Ercan Silik – këshilltar i ministrit si dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së në MZHR .

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors