Ministri z.Damka prezantoi në mbledhje Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar pranë Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

Më datë 06.12.2022,  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Valon Ramadani  zhvilloi takim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal mandati i së cilës bien në fushëveprim të këtij komisioni.

Ministri i zhvillimit rajonal, z.Fikrim Damka së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, zv.Drejtoreshën e DPASER znj.Vjendita Avdiu-Musliu dhe z.Ergin Bunjaku – këshilltar i lartë i ministrit prezantuan Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar (nr.08/L-190) para anëtarëve të komisionit si dhe u përgjigjen në pyetjet dhe komentet që u parashtruan për përmbajtjen e këtij projektligji.

Pas një diskutimi dhe pyetjeve të parashtruara nga ana e deputetëve, projektligji u miratua njëzëri për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

 

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors