Ministri z.Damka priti në takim përfaqësuesit nga organizata Gjermane ASB

Më datë 14.02.2023 Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti përfaqësuesit nga organizata Gjermane ASB Drejtoreshën znj.Dafina Hoxha. Në takim u diskutua për Programet e MZHR-së, aktivitetet e organizatës ASB si dhe të partnerëve të saj Preda Plus dhe WEntrepreneur.

Ministri z.Damka prezantoj programet e ministries, objektivat dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim. Përfaqësuesit e ASB dhe partnerëve të saj Preda Plus dhe Wenterpreneur prezantuan projektet aktuale të tyre që janë në implementim si dhe disa projekt propozime si mundësi bashkëpunimi.

Në takim morën pjesë Ministri z. Damka me anëtarët e Kabinetit, zv.Sekretari i Përgjithshëm Besim Kamberaj dhe stafi nga Divizioni për zhvillim rajonal. Nga organizata ASB Drejtoresha znj.Dafina Hoxha si dhe përfaqësuesit e organizatës Preda Plus dhe WEntrepreneur.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors