Ministri z.Enis Kervan nënshkruan Letër Bashkëpunimi me Shefin e Zyrës së Unicef-it, në Kosovë z.Murat Shahin

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)-së z. Enis Kervan shprehi gatishmërinë për  bashkëpunimin e MZHR-së me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, lidhur me fuqizimin e të rinjve përmes “Programit  praktikë në punë”, që do ju mundësoj atyre kalimin më të lehtë nga shkolla në punë,  në të gjitha rajonet zhvillimore të Kosovës. Gjithashtu, një fjalë rasti  e mbajti edhe shefi i zyrës së Unicef-it, në Kosovë z. Murat Shahin i cili potencoi se UNICEF-i përmes programeve të veta mbështet fuqizimin e të rinjve, në fushat e ndryshme si:  UPSHIFT, StartUP, Podium, Ponder”, andaj, edhe  bashkëpunimi i UNICEF-it me MZHR-në, është një rëndësie të veçantë, në krijimin e praktikave të sa më të mira për të rijnë që synojnë tregun e punës përmes praktikave të ndryshme në bizneset private.

Në takim u potencua se bashkëpunimi do të konkretizohet edhe me planin e veprimit që do të koordinohet nga zyrtarët përgjegjës të MZHR dhe UNICEF.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors