Ministri z.Fikrim Damka ishte sot në vizitë në Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF)

Sot më datë 06.07.2021 ministri i MZHR-së z.Damka, me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe me kabinetin u takuan me Rektorin e Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) z.Agron Bajraktari dhe me prorektoren Znj.Fakije Zejnullahu dhe stafin tjeter të Universitetit.

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes të MZHR dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF)  për orientim të programeve të MZHR-së sipas nevojave të rajoneve zhvillimore, gjithashtu partneriteti për hartimin e dokumenteve strategjike në fushën e zhvillimit rajonal. Rektori i Universitetit z.Bajraktari e njoftoj ministrin z.Damka për të arriturat e Universitetit dhe programet e që ka Universiteti, hapsirat dhe laboratoret e përgaditura që studentët të jenë më të përgaditur për tregun e punës.

Ministri z.Damka shprehi gatishmërinë e bashkëpunim dhe për përkrahje të Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) për projektet që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors